Kuadrot e shkencave më të kërkuarit në tregun e punës

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

Profesionet elektroteknike janë më të kërkuara në tregun e punës. Për shkak të mungesës së kësaj fuqie pune, kompanitë i marrin studentët të bëjnë punë praktike dhe ende pa diplomuar i punësojnë. Sipas ekspertëve, drejtimet e shkencave teknike edhe në të ardhmen do jenë më të kërkuara edhe tek ne por edhe në botë.

"Këto kuadro janë shumë deficitare. Parashikimet janë se në periudhën e ardhshme do ketë nevojë gjithnjë e më të madhe për kuadro teknike dhe me specializime të larta. Në këtë drejtim punon edhe kompania jonë, gjegjësisht në lidhjen e studentëve me kompanitë", tha Irena Çaushevska, Menaxher gjeneral i Biznis Akcelerator.

Sipas prodekanit për mësim në Fakultetin e teknologjive elektroteknike dhe informatike, Kristina Spasevska, nga viti në vit rritet numri i kompanive që investojnë tek studentët.

"Ne kemi përvoja pozitive me tre kompanitë e mëdha energjetike tek ne. Ato çdo vit ndajnë bursa për studentët në drejtimet energjetike. Të njëjtën përvojë e kemi edhe me kompanitë e telekomunikacionit. Studentët tanë nuk mbeten pa punë. Disa punësohen te ne, ndërsa disa prej studentëve më të mirë ikin jashtë vendit", tha Kristina Spasevska, prodekan në fakultetin e elektroteknikës.

"Presim vende të hapura për praktikë po edhe për punësime. Të dëgjojmë edhe për përvojat e suksesshme të njerëzve me ndikim. Të shikojmë se çfarë më saktë kërkojnë nga ne dhe të shohim nëse mund të përgjigjemi në kërkesat e tyre", u shpreh Stefani Geleva, studente.
Në panairin e punësimit dhe praktikës që zhvillohet prej sot e deri të mërkurën, marrin pjesë mbi 15 kompani nga vendi dhe jashtë. Verica Pavlloski

Share This Video


Download

  
Report form