Llalla kod të ri etik për prokurorët: Në vëzhgim dhe pas orarit zyrtar të punës

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Prokuroria bën gati draftin për Kodin e Ri të Etikës së prokurorëve.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla duke prezantuar Kodin e Ri të Etikës paralajmëroi dënim të ashpër për çdo prokuror që do ta shkelë atë.
Në një takim me prokurorët, Llalla pranoi se ka prokurorë që shkelin etikën por theksoi se do të jetë një strukturë e posaçme që do t`i monitorojë dhe do të veprojë mbi ta.
"Janë vetëm një grup i vogël prokurorësh që nuk respektojnë etikën dhe veprojnë në kundërshtim me të. Do të ngrihet një strukturë e re e posaçme, që do të monitorojë etikën, Inspektoriati i Etikës. Jap garanci, që kushdo prokuror, që do të shkelë etikën, do të marrë dënim të ashpër. Kërkoj respektimin e etikës edhe jashtë orarit zyrtar, që prokurori ushtron detyrën. Nëse ka prokurorë që nuk pranojnë kushtet e etikës, të krijojnë hapësira për njerëz të tjerë. Nëse prokurorët nuk pranojnë kushtet e etikës do të jetë struktura që do të veprojë mbi ta" deklaroi Llalla.

Share This Video


Download

  
Report form