DURRËS - Zjarr në një fabrikë vaji makinash dhe shitje gomash pranë stadiumit të Sukthit. Flakët janë vënë re rreth orës 10:40 minuta dhe menjëherë është dhënë alarmi.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur katër makina zjarrfikëse që po mundohen për të shuar flakët e rëna.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por është duke u hetuar nga ana e policisë. Dëmet materiale nga flakët mësohet se janë të mëdha.
Burime nga policia thanë se, nuk nuk ka persona të dëmtuar nga zjarri, ndërsa janë evakuar edhe disa banorë që i kanë shtëpitë aty afër. Në ndihmë të zjarrfikëseve kanë shkuar edhe shumë forca policie.
Gjithashtu edhe administrata e Komunës së Sukthit ka shkuar në ndihmë të zjarrfikësve për të shuar flakët.