Ilia Karelit i mungonte zemra, zbardhet ekspertiza mbi trupin e shqiptarit të vrarë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Në trupin e Kudret Kumes i njohur si Ilia Kareli mungonte zemra.
Ky është konstatimi i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, të cilët kanë dorëzuar raportin ekzaminimit dhe këqyrjes së trupit të të ndjerit, pranë Prokurorisë së Fierit.
Pak ditë më parë, zyrtar të Mjekësisë Ligjore verbalisht e mohuan një gjë të tillë, por në raportin me shkrim dorëzuar organit të akuzës, ata ndër shumë dëmtimeve të tjera të konstatuara, kanë fiksuar edhe mungesën e zemrës.
Në fund të raportit disa faqesh, ata i kërkojnë akuzës shqiptare të kërkoj sqarime nga pala greke për arsyen e mungesës së zemrës. Sipas ekspertëve, në çdo autopsi të trupit të një viktime, merren kampion indesh edhe nga zemra, por në asnjë rast nuk hiqet i gjithë organi jetësor.
Gjithashtu, ekspertët kanë konstatuar se në bërrylat e dy duarve, Karelit i mungon një pjesë e mishit, siç është konstatuar edhe mungesa e thonjëve të gishtave të dorës dhe këmbës, ku një pjesë e tyre është hequr me gjithë mishin.
Për këto dy konstatime, ekspertët i kërkojnë prokurorisë së Fierit që me anë të letër-porosisë të kërkohen sqarime për këto dëmtime të mëdha dhe të pazakonta në trupin e një viktime.
Ekspertët në raportin e tyre, kanë argumentuar edhe shkakun e vdekjes, i cili mendohet se ka ardhur nga dhuna e ushtruar me sende të forta. Si pasojë e kësaj dhune, ekspertët konkludojnë se Karelit i është thyer kafka, kraharori, disa brinjë që i kanë shkaktuar dëmtime në mushkri si dhe hematoma të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.
Bazuar në këtë raport dhe ankesën e familjarëve, Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet që pritet në ditët në vazhdim të marr në pyetje edhe të afërmit me të cilët ditët e fundit Kareli ka komunikuar, që më pas, kjo dosje të përcillet drejt autoriteteve të drejtësisë greke.

Share This Video


Download

  
Report form