Përplasje në KSHZ pas vendimit të Administratives për Pustecin

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Legjitimimi i votuesve të Pustecit nga Gjykata Administrative, nxiti debat të ashpër në Komisionin Shtetëror Zgjedhore. Anëtarët e VMRO DPMNE-së në këtë Institucion ishin kundër që KSHZ-ja të diskutojë për këtë vendim. Debati u nxit pas vlerësimit të anëtarëve të VMRO DPMNE-së se vendimet e Gjykatës nuk duhet të komentohen.

" Ju si kryetar të mos leni pikë të zezë mbi KSHZ-në, ju lus që ajo që është vendosur me vendim të plotëfuqishëm nga gjykata të mos e vendosim në rend dite sepse nuk jemi kompetentë. Ne kemi vendosur si organ i shkallës së parë, gjykata ka vendosur dhe kjo është punë e kryer, kaq, fund. Për këtë shkak, me argumente dhe dëshmi, ju lus të korrigjoni rendin e ditës", deklaroi Aneta Stefanovska, anëtare e komisioni të KSHZ-së.

"Ne nuk u njoftuan kur kemi sjellur vendimin për shkak se nuk i kishim materialet për 365, për asnjë nuk kishim material kurse tani aktvendimin po e vendosim në shikim. Për këtë shkak plotësisht e përkrah propozimin e kolegut Sajkovski", tha Sasho Srcev, anëtar i komisioni të KSHZ-së.

Për nënkryetarin e KSHZ-së Subhi Jakupi, vendimi i Gjykatës nuk është serioz dhe me automatizëm ky vendim, sipas tij e bllokon punën e KSHZ-së.

'Të tregoj se vendimi jonë ka qenë i drejtë. Kërkesë për regjistrim, për person dhe këtu shkruan vendbanimi i fundit i regjistruar. Rrugë, numër, vendbanim, komunë nuk ka. Kjo domethënë që vet parashtruesi i kërkesës nuk e ka shkruar", u shpreh Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Gjykata Administrative legjitimoi votuesit nga Pusteci, duke pranuar të gjitha ankesat e dorëzuara, 524 nga 639 sa paraprakisht i kishte refuzuar Komisioni Shtetërorë Zgjedhor. Me këtë vendim 524 personat do të kenë të drejtë të votojnë në Ambasadën në Tiranë, për deputetin e diasporës në Njësinë e 7 që mbulon kontinentin e Evropës. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS