MPB, detaje të reja për kontrabandën me cigare

alsatmtv 2015-08-22

Views 8

Policia zbuloi vendin në të cilin kontrabanduesit e arrestuar ditë më parë kishin fshehur cigaret të cilat duheshin të përfundojnë në Bullgari. Ministrja e brendshme Jankullovska prezantoi sot garazhet në të cilat grupi i kontrabandistëve i ngarkonin automjetet me cigare, për ti bartur ilegalisht përtej kufirit midis Maqedonisë e Bullgarisë. Gjatë kontrollit të lokaleve u gjetën sasi plotësuese të cigareve që ishin përgatitur për tu kontrabanduar në Bullgari.

'Nga masat e ndërmarra deri më tani është vërtetuar që anëtarët e këtij grupi kriminal organizuan 5 transportime të mallit -- akcizë, përkatësisht kanë kontrabanduar gjithsej 34.450 pako cigare të markave "Trokaredo", "York", " Merlin Slim", me ç'rast fituan paligjshëm rreth 5 milionë e 300 mijë denarë', deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.

Me këtë aktivitet kriminal, grupi në fjalë merrej që nga viti 2012, ndërsa organizatorë ishin tre persona. Kallëzime penale deri më tani janë ngritur ndaj shtatë personave të moshës prej 22 deri më 30 vjeç, të cilët dyshohen për vepër penale, bashkim kriminal dhe kontrabandim, për të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form