Ambasada e SHBA urdhër punonjësve Të saj: Mos shkoni në Lazarat, s'ka polici

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Ambasada amerikane ndalon të shkojnë në Lazarat të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane që jetojnë në Shqipëri.
Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e saj zyrtare ambasada amerikane informon qytetarët e saj se është ndaluar udhëtimi i punonjësve të qeverisë amerikane në komunën e njohur për prodhimin e kanabisit pasi nuk ka polici dhe trafikantët e drogës kontrollojnë rrugët dhe nuk i lejojnë njerëzit të hynë në këtë zonë.
"Në vitin 2004, të shtënat me armë të një polici ndaj një të dyshuari si trafikant, rezultoi në një betejë me armë zjarri dhe shkatërrimin e stacionit të policisë së Lazaratit. Forcat Speciale të Ushtrisë, u thirrën për të rivendosur rendin, që rezultoi në një rrugë qorre mes qeverisë dhe Lazaratit. Në 2012, policia tentoi të shkatërrojë plantacionet e marijuanës në këtë zonë dhe u zmbrapsën nga grupe të armatosura. Që nga ajo kohë, zbatimi i ligjit shqiptar e ka lënë këtë zonë pa praninë e një policie të përhershme dhe trafikantët e drogës kontrollojnë rrugët dhe nuk i lejojnë njerëzit të hynë në këtë zonë," thuhet në mesazhin që ambasada ka publikuar më 3 prill në gjuhën angleze në seksionin "Security messages for US Cityzen", të faqes së saj online.

Share This Video


Download

  
Report form