NATO, të mbetet prioritet i Maqedonisë

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Në samitin e radhës të NATO-s që do të mbahet në shtator në Britaninë e Madhe, ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi pret që Maqedonia të marrë datën. Xhaferi theksoi se Maqedonia mbetet e fokusuar në prioritetin e saj, dhe se ushtria vazhdon të ruaj kursin e reformave si dhe pjesëmarrjen e saj kontribuues në trupat paqeruajtëse.

"Integrimi I vendit tonë në NATO është një obligim i përbashkët dhe një përcaktim politik kyç, synim, qëllim dhe meritë e të gjitha partive politike palëve dhe qytetarëve të interesuar. Deri tani kemi kryer me sukses 14 cikle, ndërsa aktualisht përfundojmë edhe ciklin e 15 të planit aksionar për anëtarësim....Republika e Maqedonisë mund ta arrij anëtarësimin në NATO përmes reformave të vazhdueshme", tha Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes.

Çështja e emrit, që mban pezull Maqedoninë në NATO, u risoll nga kreu i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë Ismet Ramadani, i cili i bëri thirrje kandidatëve për president si dhe partive politike, që t;i kushtojnë vëmendje të madhe këtij prioriteti në agjendat e tyre.

"Me që jemi në prag dhe jemi futur në fushatën zgjedhore, ne si Këshill Euro-Atlantik kemi porosinë tonë që të mbahen zgjedhje demokratike dhe kuptohet që porosia kryesore e Këshillit Euro-Atlantik, është që në këto zgjedhje, kandidatët për kryetarë shteti, por edhe partitë politike, nga agjenda e tyre, prioritet të kenë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO", deklaroi Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euro-Atlantik.

Maqedonia u anashkalua nga samiti i 2008-ës, në Bukuresht, vetëm për shkak të emrit. Konkluza ishte që më zgjidhjen e emrit nga Greqia, Maqedonisë automatikisht i akordohet ftesa. Nga grupi i kartës së Adriatikut vetëm Maqedonia mbeti pa ftesë, ndërsa për Shqipërinë dhe Kroacia, ky është viti i pestë e anëtarësimit. Adrian Kerimi

Share This Video


Download

  
Report form