Korrupsioni dhe politika e polarizuar janë pengesat kryesore që Shqipëria duhe të tejkalojë për t`i dhënë fund tranzicionit.
Ky ishte rekomandimi që kryekonomisti i BERZH-it Erik Gergolf dha gjatë prezantimit të raportit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Shqipërinë.
Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi ndërveprim mes shtetit biznesit e qytetarëve si element thelbësor për të mbyllur epokën e tranzicionit në Shqipëri.
Gjithashtu Rama theksoi se duhet ndërveprim për t`i dhënë fund një trazicioni i cili në Shqipëri vijon të mbetet ende.
Kryeministri shtoi më tej se raporti i BERZH-it përban informacion dhe orientime shumë të vlefshme për të kuptuar trazicionin dhe për të kuptuar disa gjëra të thjeshta por që kanë munguar.
Dhe në përgjigje të kërkesës së BERZH-it për përmirësimin e klimës për biznesin, paralajmëroi një pakt të re ligjor për investitorët e huaj në vendin tonë.
Gjatë konferencës, Kryeekonomisti i BERZH mbështeti marrëveshjen e huasë mes qeverisë dhe FMN-së, që sipas tij do hedhë themelet për shëndoshjen e ekonomisë shqiptare.