A1 Report - Aksi Fushe-Kruje - Thumane, prej vitesh mes baltes dhe gropave

Report TV 2015-08-22

Views 7

FUSHE-KRUJE - Segmenti rrugor që lidh Fushë-Krujën me Thumanën prej vitesh është në gjendje të mjerueshme.

Balta dhe gropat e ujit janë sinonimi i këtij aksi rrugor gjatë periudhës së dimrit, ndërsa në stinën e verës në këtë aks rrugor mbretëron pluhuri, teksa duke filluar nga lagja "Punëtori" e Fushë-Krujës e në vazhdim banorët janë të detyruar të mbajnë mbyllur natë e ditë dyer e dritare.

E vështirë situata është edhe për drejtuesit e mjeteve të cilët duhet të kalojnë cdo ditë në këtë aks rrugor.

Kjo situatë vazhdon prej shumë, vitesh por megjithatë asnjë masë nuk është marrë për të ndërhyrë për stabilizimin e gjendjes, ndërsa drejtuesit e bashkisë së Fushë-Krujës jashtë kamerave shprehen se ky aks rrugor është nën varësinë e drejtorisë së rrugëve.

Share This Video


Download

  
Report form