Liberalizimi i tregut do e shtrenjtojë çmimin e energjisë elektrike

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Shtrenjtohet rryma nga 1 janari i vitit të ardhshëm-kur duhet të startojë liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për amvisëritë. Njeriu i pari i Komisionit rregullator për energjetikë, Dimitar Petrov, tha se tash për tash nuk ka shkaqe reale për prolongimin e liberalizimit që është parashikuar me Ligjin për energjetikë të miratuar nga Qeveria në vitin 2011.

"Në të gjitha vendet që u zbatuan këto procese, nuk u bë lirimi i energjisë elektrike për amvisëritë. Ky proces parasheh lirimin nga subvencionimi i kompanive ose participimin në çmimin e amvisërive. Gjithkund, në të gjitha shtetet ky proces si qëllim kryesor e ka pasur shtrenjtimin e energjisë elektrike për amvisëritë", tha Dimitar Petrov, kryetarë i KRE-së.

Me liberalizimin ndryshohet edhe modeli tarifor i deritanishëm, sipas të cilit, kompanitë paguanin një pjesë të harxhimit të rrymës së amvisërive. Tani kjo nuk do jetë kështu, qytetarët do të paguajnë tërë harxhimin dhe kjo do sjellë çmime më të larta.

"Nuk presim rritje drastike të çmimit të energjisë elektrike dhe nuk do e lejojmë këtë, pasi ka mekanizma që kjo të bëhet në disa vitet e ardhshme. Por, zbritje mendoj se nuk do ketë", tha Dimitar Petrov, kryetarë i KRE-së.

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike do të thotë që qytetarët nga 1 janari i vitit të ardhshëm, vetë do zgjedhin nga cila kompani do blejnë rrymë. Në treg tash për tash ka 5 kompani të tilla. Deri në fund të shtatorit të këtij viti qytetarët do marrin lajmërime se deri më 1 janar do duhet të zgjedhin kompani nga e cila do blejnë rrymë. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë rrymë edhe më tej do marrin nga ajo kompani që i ka furnizuar deri më tani. Ndonëse një pjesë e kompanive energjetike prej të cilave në të ardhmen qytetarët do blenë rrymë pohonin se me liberalizimin e tregut do lirohet edhe çmimi i rrymës, sot rregullatori i parë Petrov doli me qëndrim të kundërt, procesi do të thotë shtrenjtim i rrymës. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form