Osmani: Asnjë nga kandidatët nuk promovon konceptin e BDI-së

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

BDI dënon përpjekjet e gjithë atyre që tentojnë të njollosin idenë e tyre për president konsensual përfshirë edhe katër kandidatët presidencial. Sipas tyre asnjë paraqitje e kandidatëve presidencial nuk promovon këtë koncept edhe përkundër promovimeve të ndryshme duke përdorur edhe gjuhën shqipe nëpër mitingje. 'Pas Marrëveshjes së Ohrit legjitimiteti i institucioneve buron nga komunitetet më të mëdha në vend e jo nga individ të caktuar', pohojnë në BDI.

"Legjitimiteti i institucioneve në Maqedoninë e pas Ohrit nuk vjen prej individit por prej komuniteteve se në shtetet multi-entike, qytetarët mund të merren vesh vetëm në kuadër të etniteteve në të cilat bëjnë pjesë. Legjitimiteti i institucioneve buron në legjitimitetin e etniteteve, në parlament legjitimiteti shqiptar mbrohet me mekanizmin e Badenterit, në qeveri mbrohet me marrëveshjen e pashkruar se qeverinë e formojnë shumica e dy komuniteteve. Tani i ka ardhur koha presidentit, që presidenti të reflektoj vullnetin e etniteteve e jo qytetarit siç pretendon Stevo Pendarvski, jo të njërit etnitet siç promovon Gjorge Ivanov", tha Bujar Osmani, BDI.

Njollosja e idesë për president konsenzual, sipas partisë së Ahmetit bëhet për shkak se nuk e kanë kuptuar mirë idenë ose dëshirojnë ta përvetësojnë atë në formën që atyre u konvenon. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form