Vrau faturinon për një biletë 150 lekëshe, arrestohet autori

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Gati dy vjet nga vrasja e Julian Çunit, i cili u masakrua me thika për një biletë furgoni të linjës Tiranë-Durrës, prej 150 lekë, policia arreston autorin.

Ai është Klodjan Morina, 19 vjeç banues në Durrës. Arrestimi i tij është kryer rreth orës 02:00 të ditës së sotme.

Ndaj 19-vjeçarit Gjykata e Tiranës më 08.01.2013, kishte marrë masën e arrestit burg, për veprat penale të "Vrasje me dashje".

"Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së shtetasit Juljan Cuni ngjarje e ndodhur më datë 25 nëntor 2012 në rrugën e Durrësit Tiranë, " thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form