Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka emocionuar publikun e pranishëm në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me Operan "Madama Butterfly". Edhe pse ishin vetëm provat gjenerale salla e TKOB ishte e tejmbushur për publikun art-dashës. E rikthyer pas shtatë shtatë vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Jaho gjatë konferecnës për gazetarët ka premtuar mes emocionesh se ky ishte vetëm hapi i parë i një bashkëpunimi të vazhdueshëm me TKOB, e veçanërisht me drejtorin aktual të këtij institucioni Ilir Kerni. Opera "Madama Butterfly" do të çel siparin në TKOB gjatë mbrëmjes së datës 3 dhe 5 prill ora 19:00.