Dega e Strugës ngrin aktvitetin, Thaçi përjashton Selën

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

Çfarë po ndodh me PDSH-në? A do ti'a dalë PDSH-ja opozitare që të ruajë unitetin deri në zgjedhjet parlamentare. Po bëhen gjithnjë e më të shpeshta zërat se personalitetet e larta të këtij subjekti politik, po ia kthejnë shpinën kreut të partisë Menduh Thaçi. Pas deklaratave të kryetarit të Komunës së Strugës Ziadin Sela, dega e PDSH-së në Strugë shkon edhe një hap përpara, duke bërë të qartë se ajo ngrin aktivitetin për shkak të imponimit të listave nga ana e kryetarit të partisë.

"Duke marrë parasysh faktin se konkluzat e nxjerra nga mbledhja e degës së PDSH-së në Strugë, më datë 10.03.2014, nuk u shqyrtuan nga Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, gjegjësisht pas tërheqjes së të gjithë kandidatëve për deputetë, përveç bartësit, zëvendësimi i tyre në kundërshtim me Statutin e PDSH-së ( emra të papropozuar nga asnjë strukturë), si dhe skadimit të afatit ligjor për reflektim... Dega e Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë, do të ngrijë aktivitetin e saj (shpall moratorium), për këtë cikël zgjedhor, deri në përfundimin e tyre", thuhet në kumtesën e Degës së Strugës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryesisë Qendrore të PDSH-së. Kryetari i Degës së Strugës Lavdërim Elmazi dhe anëtari i kryesisë së Degës së Strugës Zijadin Sela janë përjashtuar nga partia. Kryesia e PDSH-së vlerëson se Sela dhe Elmazi kanë shkelur statutin e partisë, për këtë shkak kanë emëruar Nafi Dokon për koordinator të Degës së Strugës, dhe Zija Jonuzin anëtarë të kryesisë. Krahas kësaj, siç mësojmë nga burime jozyrtare, edhe përfaqësuesi i PDSH-së në Komisionin Shtetëror Zgjedhor Bedredin Ibrahimi, nuk ka përfillur urdhrat e kreut të partisë që të votojë pro verifikimit të votuesve të Pustecit. Duket se kupa është mbushur pas reagimeve ndaj votimit pro verifikimit të listët për zgjedhjet presidenciale, me çka vota e Ibrahimit u mundësoi të votojnë shtetasve të Shqipërisë me pasaporta të Maqedonisë, por me adresa të dyshimta të vendqëndrimit edhe në Maqedoni. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form