A1 Report - Shkoder,Rama:Rruge e re lidhese mes Shkodres dhe Plaves e Gucise

Report TV 2015-08-22

Views 5

SHKODER - Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Shkodra, në konkursin ndërkombëtar për restaurimin e muzeut "Marubi" bëri me dije se në vitin tjetër do të fillojnë punimet për rindërtimin e rrugës që lidh Shkodrën me Plavën dhe Gucinë.

Në fjalën e tij kryeministri tha se kjo do të mundësojë një integrim dhe bashkëpunim mes trevave edhe me trevat shqiptare në Malin e Zi.

"Ne së shpejti do të fillojmë rindërtimin e linjës që lidh Shkodrën me Plavën dhe Gucinë. Në bashkëpunim me Malin e Zi, do të shtrijmë me shpejtësi një segment rrugor drejt Vermoshit, i cili do të bashkojë të gjithë territoret e banuara nga shqiptarët. Kjo do bëjë të mundur një bashkëpunim të gjerë njerëzor, kulturor dhe ekonomik mes trevave shqiptare." u shpreh kryeministri Edi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form