TIRANE- Ditën e nesërme, në të gdhirë të datës 30 akrepat e orës duhet t'i çojmë 60 minuta para. Ndërrimi do të bëhet në orën 02:00 të mëngjesit dhe ora do të shkojë 03:00. Kështu duke filluar nga nesër, të gjithë do të flemë një orë më pak dhe do të zgjohemi më herët për të filluar aktivitetin e përditshëm.
Ky ndryshim ore do t'i japë fund periudhës së orës diellore që zgjat për 5 muajt e dimrit.
Qëllimi i ndryshimit të orës është të përfituarit sa më shumë nga energjia diellore dhe reduktim i konsumimit të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë njerëzit do të kenë më shumë mundësi të shijojnë ditën si dhe të merren me më shumë aktivitete, duke planifikuar një ditë më të gjatë.
Por kush është të dielën në punë apo kush duhet të udhëtojë me avion apo tren, duhet të jetë korrekt, pasi vonesa prej 60 minutash mund t'i shkaktojë vërtet probleme.
Ndryshimi i orës do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit Tetor, ku akrepat do të shkojnë 1 orë më pas.