TIRANE- Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza, në një intervistë për "A1 Report", sqaron se mazhoranca nuk është tërhequr nga nisma për të zgjedhur kryetarin e ri të AMA-s. Deputeti socialist thotë se tërheqja e amendamentit të tij, erdhi që të mos ishin dy procese paralele, por t'i hapte rrugë procesit të filluar nga kreu i Kuvendit Ilir Meta. Peza argumenton se tërheqja e kësaj nisme, rrëzon edhe alibinë e opozitës për shkarkimin e Endira Bushatit, të cilës është e qartë që mandate i ka përfunduar në vitin 2012.
Peza ngre edhe shqetësimin e bllokimit të zgjedhjeve të 10 anëtarëve të rinj të Këshillit kKombëtar të Radio Televizionit. Duke e konsideruar si absurd qëndrimin e opozitës dhe të motivuar politikisht, deputeti socialist thekson se është qershori i 2015 afati i fundit që Shqipëria duhet të kalojë në transmetime dixhitale, por bllokimi i opozitës rrezikon që vendi të mbetet pas.
Por pavarësisht situatës, Peza bën apel ndaj deputetëve të opozitës që t'i bashkohen mazhorancës, për të plotësuar ato nisma, që janë dhe detyrime ligjore, dhe kushte të vena nga Bashkimi Europian.
Zoti Peza ju falënderoj që pranuat këtë intervistë për "A1 Report", do doja t'ju pyes çfarë po ndodh aktualisht me AMA-n?
Me AMA-n po ndodh ajo që ne kemi premtuar që procesi, i reformimit të institucionit . gjatë kësaj jave unë tërhoqa amendamentin e propozuar një ndryshim në ligjin për AMA-n, ku unë kisha propozuar prej një ndryshime ligjin e ri ekzistues në dispozitën kalimtare e cila , ishte një dispozitë që nuk u miratua me konsensus mese mazhorancës dhe opozitës, kur ligji i ri për AMAN kaloi në parlament vitin e kaluar. Duke qenë se pikërisht kjo dispozitë kishte sjellë, ngërçin institucional në të cilin po kalon aktualisht AMA dhe pamundësinë e këtij institucioni prej një viti për të mos marrë vendime nëpërmjet kësaj dispozite , zgjidhte jo vetëm ngërçin po e gjithë situata ligjore e gjithë anëtarëve të AMA s, futej në shtratin e ligjit të ri dhe shkonte në harmoni në shtratin e ligjit të ri dhe në përputhje me frymën dhe germën e këtij ligji. Por duke qenë se paralelisht me këtë proces që unë iniciova , kryetari i Kuvendit Ilir Meta inicioni një proces paralel për zëvendësimin e vendeve vakante atëherë nuk kishte nevojë për të njëjtin proces që lidhet me AMA , s'kishte pse të ketë dy procese paralele, unë këtë situata e pashë të arsyeshme të tërhiqja amendamentin tim dhe duke qenë se vakancat e zgjidhin çështjen e ngërçit dhe e rikthejnë institucionin në normalitetin e vetë, funksionimin ligjor dhe praktikisht pak kësaj institucioni merr vendim, unë mora këtë rrugë të tërheq amendamentin tim dhe ndërkohë në institucionin tonë të medias ditën e hënë është futur në agjendë në rendin e ditës hapja e proceduarve për zëvendësimin e 4 vendeve vakante në AMA sipas shkresës së përcjell nga kryetari i Kuvendit.
Si do të procedohet më tej , për zgjidhjen e këtij ngërci? Dhe a ka një tërheqje nga mazhoranca për zgjedhjen e një kryetari të ri të AMA?
...