A1 Report - Reshjet përmiresojne situaten ne HEC-e, vazhdon prodhimi i ulet

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANE - Reshjet e ditëve të fundit kanë nxjerrë përkohësisht nga situata gjendjen hidrike në hidrocentralet mbi lumin "Drin". Sipas burimeve zyrtare nga KESH-i, situata hidrike është përmirësuar gjatë ditëve të fundit për shkak të reshjeve të shumta në vend.

Megjithatë, prodhimi i energjisë vazhdon të jetë i ulët pasi thatësira e tejzgjatur e stinës së Dimrit, ka bërë që të ulet ndjeshëm niveli i ujit në këto hidrocentrale. Sipas të dhënave nga KESH, niveli në liqenin e Fierzës arrin në 274.4 metra dhe prurjen në 114 metër kub ujë në sekondë.

Niveli në liqenin e Komanit arrin në 171.7 metra dhe prurjet anësore në 209 metër kub ujë në sekondë, ndërsa në liqenin e Vaut të Dejës niveli arrin në 73.7 metra dhe prurjet anësore në 251 metër kub.

Fierza është 20 metra poshtë kuotës maksimale të lejuar, një tregues ky i situatës së vështirë energjetike me të cilën pritet të përballet vendi me rritjen e mëtejshme të temperaturave.

Konsumi i energjisë elektrike arrin në 21 milionë kilovatorë, ku 19 milionë po gjenerohen nga KESH, ndërsa pjesa tjetër po sigurohet nga importi.

Share This Video


Download

  
Report form