Pacientët në dializë, protesta për transportin

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Pacientët e sëmurë nga veshkat ankohen se u duhet të përshkojnë disa kilometra, me paterica, që të arrijmë deri tek transporti i organizuar që i dërgon tek Qendra e dializës në lagjen Hekuranë. Ata thonë se partneri privat "Diamed Makedonija" që menaxhon qendrën e dializës në lagjen Hekuranë nuk iu siguron transport sipas marrëveshjes, nga banesa e tyre për në qendër, por nga stacioni ku iu dërgojnë një furgon.

"Ky është një problem i madh, sepse dëshirojnë të na lënë në rrugë dhe të mos na marrin. Unë jam invalid dhe për këtë kamë argumente dhe fakte. Këto dëshirojnë të na lënë në rrugë, a unë nuk mundem të mbetem në rrugë. Ne kur dalim nga dializa kemi dhimbje dhe mezi ecim. Ne jemi njerëz të sëmurë", u shpreh Ali Saliu- pacient në dializë.

Ndërkaq, nga kompania "Diamed" thonë se sipas marrëveshjes, pacientët duhet t'i marrin nga stacioni grumbullues dhe t'i dërgojnë për tek qendrat. Megjithatë, nga "Diamed" thonë se janë të gatshëm për bisedime me shoqatën "Nefron" të të sëmurëve nga veshkat, në mënyrë që problemi të kapërcehet.

"E morëm planin e udhëtimin, do ta shqyrtojmë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, do të dalim në vendngjarje dhe do caktojmë trajektoret e shtëpive ku jetojnë të sëmurët, në mënyrë që ta zgjidhim problemin", tha Dushko Gjeorgiev "Nefron".

"Në marrëveshje me shoqatën "Nefron", do iu vijmë në ndihmë pacientëve, pasi ata janë më të rëndësishëm", tha Vllatko Kokollanski, "Diamed Makedonija".

Partneriteti publiko-privat në qendrat e dializës filloi të funksionojë prej 15 janarit të këtij viti. Partnerët privat kanë për detyrë që sipas marrëveshjes me fondin e Shëndetësisë, t'iu sigurojnë qytetarëve shërbime të caktuara, përfshi transportin e të sëmurëve deri në qendrat e dializës. Për këtë shërbim Partneri privat paguhen nga fondi. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS