VLORE- Një zanat në ditët e sotme vlen më shumë se një diplomë universiteti me të cilën janë pajisur të gjithë, por jo të gjithëve u ka hyrë në punë.
Këtë gjë mesa duket të rinjtë vlonjatë e kanë kuptuar më së miri, teksa shumë prej tyre i drejtohen kurseve profesionale.
Profesioni i kuzhinierit është ndër më të kërkuarit, kjo kuptohet duke parë edhe pozitën gjeografike të qytetit të flamurit dhe traditës tij në turizëm.
Selami Xhemalaj, shef kuzhine dhe instruktor pranë qendrës së formimit profesional në këtë qytet jep më shumë detaje për këtë fenomen.
Meshkujt janë më të prirur për t'u regjistruar në kurset profesionale, të cilat mesa duket do të kenë një impakt pozitiv në uljen e papunësisë në qytet.