PATRA - Një i burgosur shqiptar ka qëlluar me thikë një gardin të burgut të Malandrinos në Greqi, duke i marrë jetën.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në orën 13:00 me orën tonë. Siç shkruan media greke, shqiptari i dënuar me burg të përjetshëm ka goditur me thikë në qafë një gardian burgu 46-vjeçar i cili më pas ka humbur jetën në spital.
Idenfikohet i burgosuri shqiptar që qëlloi vrau me thikë një gardian burgu. Media greke bën të ditur se, ai është Ilir Kareli, i dënuar me burg për jetë. Ai e ka qëlluar gardianin në aorten karotide, duke humbur shumë gjak.
"Ju nuk më lini që të shikoj nënën time, prandaj unë do marr jetën e njërit prej jush". Pas kësaj fjalie shqiptari i dënuar për vrasje, ka sulmuar gardianin duke e plagosur në qafë. Ai kishte bërë kërkesë në drejtorinë e burgut për leje që të shikonte nënën e tij që ishte e sëmurë.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 13:00 menjëherë sapo të dënuarit në burgun e Malandrinos kishin përfunduar drekën.
Policia deri më tani thotë se, shqiptari e kishte planifikuar këtë krim dhe sapo ka gjetur rastin ka sulmuar njërin prej gardianëve të burgut.
Gardiani, babai i dy fëmijëve është transferuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur që ti mbijetojë plagës së marrë.