Ahmeti: Misioni ynë vazhdon, ne nuk ndalemi këtu

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Funksionarët e lartë të BDI-së sot prezantuan raportin e llogaridhënies para kryetarit të tyre Ali Ahmeti dhe përfaqësuesve të tjerë të BDI-së. Zv/ kryeministrat Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi si dhe koordinatori i Grupit parlamentarë të BDI-së Nexhati Jakupi për një orë reshtë raportuan për të arritura, sfidat me të cilat janë përballur por edhe sfidat që i presin në përmbushjen e qëllimeve të tyre programore. Kryetari i BDI-së Ahmeti pasi dëgjoi raportin u shpreh se BDI nuk ndalon këtu por do ta vazhdoj misionin, deri në realizimin e plotë.

"Qëllimi jonë është barazi e plotë kombëtare për shqiptarët në trojet e veta në Maqedoni. Barazi e plotë në drejtim dhe menaxhimin e shtetit. Sepse vetëm kështu mund të funksionoj një shtet me mirëqenie dhe në harmoni. Qëllimi ynë është ë të kemi një vend dhe rajon më të pasur të integruar dhe të anëtarësuar në BE dhe NATO. Një vend me më shumë mirëqenie dhe zhvillim me një ekonomi të përparuar. Misioni jonë vazhdon të ndërtohet vazhdon të punohet deri në realizimin plotë", deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

"Të gjitha të arriturat e shqiptarëve gjatë decenies së fundit kanë kaluar mbi shpatullat e këtij subjekti, mbi shpatullat e BDI-së. Nuk do të jemi jomodest nëse themi se BDI-ja ka autorësinë e të gjitha proceseve avancuesve të shqiptarëve. Ndërsa oponenti politik ka nënshkrimin e vet në frenimin dhe stagnimin e këtyre proceseve. Gjithmonë kur BDI ka qenë përgjegjëse e proceseve ato kanë shkuar para, ndërsa oponentët tanë vetëm kanë frenuar këto procese. Në rast se flasim me përqindje këtu rezultati do të ishte i pastër 100 me 0", u shpreh Musa Xhaferri, zv kryeministër.

Fatmir Besimi në fjalimin e tij u përqendrua në rëndësinë e integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Në këtë drejtim përmendi rëndësinë e raporteve të mira ndër-fqinjësore por edhe ofensivën diplomatike të BDI-së.

"BDI-ja ka realizuar një agjendë aktive dhe intensive me një qasje konstruktive në krijimin e një ambienti më të mirë për ti tejkaluar çështjet e hapura me fqinjët tanë Greqinë dhe Bullgarinë. Ndërtimi dhe rruajtja e marrëdhënieve të mira mes shteteve fqinje është një imperativ i cili del edhe nga përcaktimet programore të BDI-së. Ajo e cila karakterizoi këtë mandat qeverisës të BDI-së në fushën e euro-integrimeve ishte agjenda intensive diplomatike e BDI-së", tha Fatmir Besimi, zv kryeministër.

Nexhati Jakupi në emër të grupit parlamentarë u shpreh se deputetët e BDI-së në përbërjen e fundit parlamentare mes tjerash do të mbahen mend me bllokimin e ligjit për të ashtuquajturit 'branitella'.

"Jam krenar që isha pjesë e grupit parlamentare i cili bllokoi dhe pamundësoi miratimin e ligjit të dëmshëm për të ashtuquajturit 'branitella'. Dhe që bashkërisht punuam me një solidaritet të paparë në emër të idealeve të të rënëve, invalidëve dhe familjarëve të dëshmorëve, për të rrëzuar një projekt ligjor që përjashtonte dhe nuk pajtonte, që ndante në vend që të bashkonte që shikonte nga e kaluara në ven...

Share This Video


Download

  
Report form