PEJË - Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur si rezultat plumbave në Pejë. I vrari është një 28-vjeçar me emrinValdet Kelmendi, i njohur si Lara. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj thotë se në këtë ngjarje njëri prej viktimave është kalimtar i rastit.
Policia është në hetime intensive për ngjarjen ku u vranë dy persona; njëri prej të cilëve kalimtar i rastit, ndërsa pesë të tjerë po trajtohen në spitalin e qytetit.
Mësohet se i vrari është një 28-vjeçar, Valdet Kelmendi, i njohur si Lara. Dyshohet se ai ka qenë objektivi i sulmit, derisa për kalimtarin e rastit ende nuk bëhet i ditur identiteti. Vrasja duket se ka motive hakmarrjeje, thanë burime të policisë.
Ngjarja ndodhi në qendër të Pejës, afër Hotel Gold. Ata u vranë nga disa persona që qëlluan nga një veturë në lëvizje.
Makina me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, është gjetur duke iu djegur në nja fshat larg qytetit të Pejës. Autori, apo autorët e vrasjes pasi janë larguar nga Peja i kanë vënë zjarrin dhe e kanë braktis atë në një fshat në drejtim të Lugut të Baranit, rreth dhjetë kilometra larg Pejës.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes duke bërë përpjekje për të ndaluar në mënyrë që të kërkojnë gjurmët.
Vrasja duket se ka motive hakmarrjeje, ndërkohë që një zyrtar i policisë, në kushte anonimiteti, i tha gazetës se kjo vrasje mund të jetë e lidhur edhe me ato të para disa muajve ku u vra Xhekë Kelmendi e Kastriot Kukaj.
ORA 17:20 PERLESHJE ME ARME NE PEJE, DY TE VDEKUR
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur si rezultat i gjuajtjes me armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj thotë se për KosovaPress se në këtë ngjarje njëri prej viktimave është kalimtar i rastit dhe janë plagosur pesë të tjerë, po ashtu kalimtarë rasti.
Ibraj konfirmon se rasti ka ndodhur në orën 15 e 40 në afërsi të Hotel Gold, në magjistralen Pejë - Deçan. Këto të shtëna, sipas Policisë kanë ardhur nga një makinë për të cilën ende nuk dihen motivet por as të dyshuarit.
Ibraj ka thënë se, pas disa minutave, makina e njëjtë e cila dyshohet se janë shkrepur plumbat është gjetur e djegur në fshatin Pishtanë, komuna e Pejës.
"Makina është gjetur në këtë fshat dhe autoritetet përgjegjëse kanë arritur ta shuajnë zjarrin për shkak të mos-humbjes së gjurmëve. Policia e ka aktivizuar një operacion në
gjashtë komunat përreth", ka thënë Ibraj.