BDI-ja ka caktuar bartësit e listave dhe kandidatët e tjerë për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Njësinë zgjedhore numër 1 do ta udhëheqë Ermira Mehmeti, ndërsa i dyti në listë do të jetë Rafiz Aliti. Vendi i tretë i takon Karshiakës ndërsa i katërti është Muhamet Hoxha. Në njësinë zgjedhore numër 2, bartës liste do të jetë Rexhail Ismaili, i ndjekur nga Shkodrane Dardhishta, i treti në listë Mirvan Xhemaili dhe i katërti Artan Grubi. Në njësinë zgjedhore numër 3, BDI-ja do të garojë me Bexhihudin Shehapin si bartës liste. Në njësinë numër 5, bartës liste është caktuar Musa Xhaferi, menjëherë pas tij renditet Ramiz Merko. Ndërsa njësia zgjedhore numër 6 do të udhëhiqet nga vet lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Pas tij radhitet Hazbi Lika. I katërti në listë është Talat Xhaferi, i pesti Xhevat Ademi. Mbetet të caktohen pozitat 3 dhe 6 në njësinë e gjashtë zgjedhore, të cilat janë të rezervuara për kandidatet femra.
"Dje i kemi definuar listat, ka qe në një atmosferë pozitive, një atmosferë fituese dhe për gjitha zonat zgjedhorë janë përcaktuar bartësit dhe pasuesit e listave. Po presim që ti zyrtarizojmë dhe dërgojmë deri te KSHZ-ja. Ne ishim partia që i kemi iniciuar këto zgjedhje, jemi krejtësisht unik në përcaktimet tona, në idenë për një mandat të ri dhe do ti bëjmë publike atë ditë që do ti shpalosim para KSHZ-së", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së
Jo zyrtarisht mësohet se në njësinë zgjedhore numër 6 në listën e deputetëve, i 18-ti me radhë do të jetë Adnan Jashari, i 19-ti Fatmir Besimi dhe i 20-ti, Abdylaqim Ademi. Në njësinë zgjedhore numër një, i 19-ti është Blerim Bexheti ndërsa i 20-ti është Bujar Osmani. Ndërkaq, jashtë listave kanë ngelur koordinatori i BDI-së Nexhati Jakupi, deputetët Hajrulla Misini, Dëshira Imeri, Irfan Dehari, nënkryetarja e Kuvendit Suzana Saliu, Julieta Marku, Hajrie Misini dhe Nedim Ramizi. Nga ministrat jashtë listave mbetet Tahir Hani, zv/ministrat Safet Neziri, Xhelal Bajrami dhe Zemri Qamili. Nga BDI-ja, kësaj radhe nuk e përjashtojnë mundësinë që me listë të dalin edhe në njësinë e 4-rt zgjedhore. Në këtë drejtim, zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani u shpreh se BDI-ja do të shtrihet edhe atje ku do të ketë edhe një shqiptar të vetëm.
"Ne jemi në proces të vendimit në këtë drejtim. BDI nuk është parti lokale është parti e cila përfaqëson një popull që është shtet formues në RM, andaj edhe jemi parti që kërkojmë mandat për të udhëhequr këtë vend, dhe kudo që kemi një shqiptarë ose një përkrahës të politikave tona, të marrëveshjes së Ohrit dhe të integrimit në NA TO dhe në BE ne do jemi aty, ashtu që në këto zgjedhje do ti mbulojmë të gjitha zonat zgjedhore për shkak se kërkojmë nga shqiptarët mandat për të udhëhequr këtë vend", shtoi Osmani.
Afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë në KSHZ është 29 marsi.Bedri Rexhallari