TIRANË- Brenda një dite dy ambasadorë të shteteve të rëndësishme, Gjermani e Franca deklarojnë se shqiptarët nuk duhet të kërkojnë azil pasi nuk do u jepet.
Ambasadori i Gjermanisë, Hoffman tha se vetëm një numër i kufizuar personash do të mund të marrin azil në këtë shtet, ndërsa theksoi se kërkesat për azil nuk duhet të cenojë liberalizimin e vizave. Kjo është deklarata e dytë për ditën e sotme, pas ambasadores së Francës që tha se asnjë azilkërkues nuk do ta fitojë azilin.
"Ka një rritje të numrit të azilkerkuesve. Nuk e kuptojme pse. Shqipëria ka probleme ekonomike dhe jo për të drejtat e njeriut. Kush kerkon azil politik nuk e merr!" ka thënë ambasadorja franceze, Christine Monro.
Në një konferencë për mediat, i shoqëruar nga zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, ambasadori gjerman në Shqipëri, Hellmut Hoffmann konstatoi se nga 100 kërkesa vetëm 1 personi mund t'i aprovohet kërkesa për azil në Gjermani.
"Konstatohet se nga 100 azilkërkues e marrin vetëm 1. 99 të tjerët duhet të kthen në Shqipëri", tha ai ndërsa theksoi se, "liberalizimi i vizave nuk duhet të cenohet nga kërkesat për azil."
Kjo do të jetë një masë, tha ambasadori, që do të kufizojë njerëzit që mashtrojnë me qëllim fitimin e azilit, ndërsa tha se arsye më e shpeshtë është ajo e gjakmarrjes.
"Kjo bëhet edhe një mënyrë për shumë njerëzit të cilët gënjejnë për të marrë azil në Gjermani, kjo është e gabuar", u shpreh ambasadori gjerman.
Sipas tij fenomeni i gjakmarrjes "luan një faktor të madh në këtë proces. "
Ai u bëri apel të gjitha autoriteteve të vendit të ndëshkojnë personat të cilat kërcënojnë me hakmarrje dhe shteti t'i marrë në mbrojtje ata të cilat janë viktima të këtij fenomeni.
Kjo si një masë për vënin nën kontroll të kërkesave të shuma për azil në shtetin gjerman.
Ndërsa zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea premtoi se "Do të mbajmë nënë kontroll liberalizimin e vizave." Ajo shtoi se, "qytetarët shqiptarë të respektojnë rregullat shengen. Do ngrihet taskë -forcë nga disa institucione",