A1 Report - Fondi i Sigurimeve financon transplantin e veshkave dhe dializen

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE - Transplanti i veshkave dhe dializa për mbi 900 pacientë do të financohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Në bashkëpunim me mjekët elitë të shërbimeve në QSUT, ky Fond prezantoi sot paketat e para të shërbimeve shëndetësore të hartuara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, për dializën dhe transplantin e veshkave. I pranishëm në këtë konferencë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se këto paketa ofrojnë më shumë siguri, progres dhe inovacion për pacientët që kanë nevojë për shërbimet e dializës apo transplantit të veshkave.

"Për herë të parë ndodh që puna për hartimin e paketave të tilla të shërbimeve shëndetësore të realizohet në një kohë kaq të shkurtër dhe nëpërmjet përfshirjes së një ekipi profesionistësh, duke hedhur edhe një hap të mëtejshëm në drejtim të jetësimit të angazhimit tonë për të siguruar se askush nuk mos përballet me pengesa financiare, moshore, gjinore, gjeografike apo kulturore në marrjen e shërbimit të kujdesit shëndetësor.

Ashtu siç jemi angazhuar, këto paketa të shërbimeve shëndetësore ofrojnë më tepër siguri, dhe shënojnë qartësisht progres, dhe inovacion për pacientët shqiptarë që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave", tha ministri Beqaj.

Ndërkaq kreu i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore Astrit Beci ka theksuar rëndësinë këtyre dy paketave për të ofruar një shërbim me efikas ndaj pacientëve.

"Me hartimin e këtyre paketave, konkretizojmë qasjen e re të Institucionit tonë dhe të Qeverisë, për të financuar shërbimet shëndetësore në bazë të vlerës reale, në funksion të mirëmenaxhimit të fondeve dhe përdorimit të tyre me efikasitet për nevojat e pacientëve. Sipas kostove të përcaktuara drejt, ne do të mbulojmë rreth 900 pacientë, si në spitalet tona publike ku aktualisht mundësohet shërbimi i dializës (QSUT, Shkodër, Gjirokastër dhe Elbasan), ashtu edhe në shërbimin privat. Gjithashtu po shohim mundësinë e hapjes së qendrave të tjera, me qëllim ofrim8in e shërbimit të hemodializës sa më afër pacientëve. Pas konsultimeve të gjera dhe një pune voluminoze, kemi përllogaritur kostot e drejtpërdrejta dhe ato indirekte, duke marrë parasysh analizat e nevojshme, koston e interventit, etj, dhe duke u bazuar edhe në Protokollet e Praktikes Klinike", tha gjatë fjalës së tij, drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, dr. Astrit Beci.

Këto paketa u hartuan mbi bazë të kritereve mjekësore, ekonomike dhe sociale. Që do të thotë se, në hartimin e këtyre paketave, u vlerësua shkalla e ofrimit të shërbimit në ndihmë të përmirësimit të cilësisë së jetës, të shmangies së përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit dhe të rritjes së jetëgjatësisë.

Duke shpjeguar filozofinë e re në hartimin dhe matjen e kostove të paketave shëndetësore, drejtori i Përgjithshëm i Fondit, dr. Astrit Beci u shpreh: "Interesi ynë është përmirësimi i shërbimeve ndaj pacientit dhe rritja e aksesit në marrjen e shërbimeve, duke e shtrirë shërbimin e dializës edhe në zona të tjera të vendit. Sektori privat do të shihet si par...

Share This Video


Download

  
Report form