Mjekët: Vaksinimi i fëmijëve, i dobishëm

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Në Maqedoni vaksinat janë të sigurta dhe cilësore. Qytetarët nuk duhet t'u besojnë gënjeshtrave dhe informatave jo shkencore që përfliten në rrjetet sociale, porositin autoritetet shëndetësore. Ekspertët për imunizim iu bëjnë apel prindërve që t'i vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të sigurisë kolektive të kombit, dhe të mos kthejnë sëmundjet që janë zhdukur tashmë. Vaksinat që importohen në Maqedoni janë sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deklaroi koordinatorja për imunizim në vend.

"Vaksina, nga prodhuesi deri tek aplikimi tek fëmijët, ruhet në temperaturë të duhur dhe është e sigurt; importohet nga prodhues i njohur. Këtë e them me sigurinë më të madhe, bazuar në përvojën time 15 vjeçare në vaksinim, dhe pavarësisht se kush është në pushtet ose cili ministër ka qenë, të gjithë mbeten në qëndrimin se vaksinat duhet të jenë cilësore dhe të sigurta", tha Jovanka Kostovska, koordinatore Kombëtare për Imunizim.

"Në tender, në vend të parë është cilësia dhe këtë populli duhet ta dijë më së miri, që ne marrim vaksinat e cilësisë më të lartë. Vaksinat që marrim, përdoren edhe në vendin nga vijnë, kështu që ata nuk do të donin të helmonin fëmijët e tyre, dhe atëherë, edhe ne t'i merrnim për të helmuar fëmijët tanë".

Një grup qytetarësh, para disa ditësh dorëzuan kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, në të cilën kërkonin heqjen e vaksinimit të detyrueshëm në vend. Ministri i Shëndetësisë Nikola Todorov theksoi se ai nuk do të lejojë asnjëherë në uljen e përqindjes së mbulimit të vendit me vaksinë, e cila aktualisht është 95 %", u shpreh Jovan Tofovski, kryetar i Shoqatës Mjekësore të Maqedonisë.

"Mendoj se ky hap për ngritjen e iniciativës në Gjykatën Kushtetuese, është i gabuar. Është një hap që mund të ndikojë seriozisht në zvogëlimin e imunitetit kolektiv dhe të dukurisë së sëmundjeve që janë zhdukur. Këtë nuk duhet ta lejojmë për shumë arsye, , më e pakta është për shkak të shpenzimeve financiare dhe ngarkimit të sistemit shëndetësor", u shpreh Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë tha se i ka vaksinuar fëmijët e vetë, dhe se edhe ai është i vaksinuar. Në Maqedoni deri tani, autoritetet nuk kanë vërejtur efekte negative nga vaksinimi. Ata paralajmëruan se këtë vit, do të aplikohen vaksinime polivalente me të cilat, me një vaksinë do të merren shumë vaksina. Ato do të jenë falas për personat e siguruar. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form