A1 Report - Varshave, marreveshja mes BE dhe Ukraines, javen e ardhshme

Report TV 2015-08-21

Views 0

VARSHAVË- Pjesa politike e marrëveshjes mes Ukrainës dhe Bashkimit Europian, mund të firmoset javën e ardhshme. Kjo është ajo çka ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin polak Donald Tusk, në Varshavë.

Merkel nënvizoi se janë prononcuar për firmosjen e aspektit politik të marrëveshjes sa më shpejt të jetë e mundur dhe ka shumë gjasa se kjo gjë mund të realizohet në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian, që është në program të zhvillohet në Bruksel, në datat 20 dhe 21 mars.

Ndërsa kryeministri i Polonisë Donald Tusk, gjatë kësaj konference për shtyp, u shpreh se Uniteti i plotë i Bashkimit Europian në marrëdhëniet e vështira me Rusinë, është çështja kyçe në krizën ukrainase. Tusk bëri dhe një apel që Europa të ndërveprojë dhe nënvizoi faktin se në një të ardhme nuk përjashtohet mundësia e importimit të gazit nga Amerika në Europë.

Në qendër të këtij takimi dypalësh mes Merkel dhe Tusk, ishin zhvillimet e krizës ukrainase dhe frikës së polakëve, për një përkeqësim të mundshëm të shtetit fqinj, si pasojë e kësaj krize.

Tusk mendon se duke pasur një varësi nga gazi rus, Gjermania mund të ndryshojë pozicionin e saj në qëndrimin që po mban Europa, ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Kjo është vizita e parë e kancelares gjermane në Poloni, pas marrjes së mandatit të saj të tretë. Takimi dypalësh ishte parashikuar më parë për datën 8 janar, por u shty si pasojë e aksidentit që pësoi Merkel teksa bënte ski.

Share This Video


Download

  
Report form