A1 Report - Pas Sharrës mbyllet edhe varreza e Tufinës, s'ka më vend për varre

Report TV 2015-08-21

Views 7

TIRANË- Pas mbylljes së varrezës së Sharrës muaj më parë, sot është mbyllur edhe varreza e Tufinës pasi janë ezauruar të gjitha hapësirat për hapjen e varreve të reja. Bashkia e Tiranës akuzon qeverinë se nuk reagon ndaj shqetësimeve ndërsa Ministria e Brendshme thotë se ky probleme është mbartur nga qeveria e kaluar.

Njoftimi vjen nga Bashkia e Tiranës referuar Ndërmarrjes së Shërbimit Funeral.

Sipas njoftimit të bashkisë, ky shqetësim i është adresuar qeverisë shqiptare, që nga ana e saj nuk ka reaguar ndaj shqetësimit të ngritur për mungesën e hapësirave për varre të tjera.

Sipas Bashkisë së Tiranës, "mungesa e vendimit të qeverisë që i hap rrugën shpronësimit për interes publik bën të pamundur vazhdimin e kryerjes së ceremonive mortore në të dy varrezat publike të Tiranës në Sharrë dhe Tufinë."

Në këto kushte, drejtori i Shërbimit Funeral në Tiranë, Besim Kuka tregon se është i detyruar të gjejë zgjidhje emergjente duke hapur varre të reja në vende të papapërshtatshme, siç janë rrugët e varrezës dhe një pjesë trualli e cila rrezikohet nga rrëshqitjet.

Pas akuzave, Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj Bashkisë së Tiranës, sipas së cilës qeveria nuk ka reaguar ndaj thirrjeve sa i përket shqetësimit për mungesën e hapsirave për varre në varrezën e Sharrës dhe të Tufinës.

Ndërsa sqaron se bashkia nuk është treguar korrekte në plotësimin e dokumentacionit për shpronësimin e truallit dhe zgjidhjen e këtij problemi, Ministria e Brendshme thotë se, "në qoftë se edhe Bashkia Tiranë do punonte me ritmin që punon kjo qeveri për qytetarët, ky problem sot nuk do ishte, e as Bashkia Tiranë nuk do kishte motiv për të bërë politikë edhe me varrezat."

Share This Video


Download

  
Report form