'Monstra' prokuroria prezanton video-incizime nga luftërat në Siri

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Video incizime të luftërave në Siri, Afganistan, Palestinë, Pakistan e Bosnje të gjetura në kompjuterët e të akuzuarve, janë paraqitur si dëshmi nga Prokuroria në procesin gjyqësor Monstra. Mbrojtja thotë se këto video nuk kanë asnjë lidhshmëri me vrasjen e pesëfishtë, por në mungesë të dëshmive të reja materiale, prokuroria tenton të përdorë gjithçka kundër të akuzuarve.

"Ne si avokatë vlerësojmë se kjo që e shohim sot nuk ka të bëjë me lëndën. Dëshmitë e paraqitura për herë të tretë, përsëris se nuk kanë lidhshmëri me procesin tonë. Ata disa që janë vrarë në Siri apo Pakistan dhe Palestinë dhe ti duan ti ndërlidhin me këtë ngjarje. Fillimisht duhet të pyeten nëse këta janë kryerës të veprës për të cilën ngarkohen, e jo ti ndërlidhin me ketë video. Unë nuk e di cili është qëllimi", deklaroi Mitko Sollakov, avokat.

Prokuroria pretendon se video incizimet kanë qenë burim frymëzimi për kryerjen e vrasjes së pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës. Edhe Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, menjëherë pas aksionit policor të 1 majit kur u arrestuan disa nga të akuzuarit, deklaronte se motivi i vrasjes ka qenë terrorizmi. Për të dëshmuar këtë motiv, përveç video incizimeve nga luftërat në vendet islamike, prokuroria në seancat e kaluara ka prezantuar si dëshmi edhe këngën e reperit shqiptarë Gold AG kushtuar Gostivarit. Dëshmitë e tilla janë cilësuar si të pabaza dhe qesharake nga avokatët mbrojtës. Procesi gjyqësor Monstra do të vazhdojë me seancën e radhës më 18 mars. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form