A1 Report - "Heshtja e dyfishtë" ul në një sallë ambientalistët dhe Ramën

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Katër muaj pasi qeveria shqiptare i tha "JO" lëndëve kimike të Sirisë në Shqipëri, "Heshtja e dyfishtë" ul në një sallë ambientalistët dhe qeveritarët. Libri i gazetarit Carlo Bollino "Heshtja e dyfishtë", kushtuar prapaskenave kombëtare e ndërkombëtare që paraprinë vendimin e qeverisë Rama për t'i thënë "Jo!" pranimit të lëndëve kimike siriane për t'u demontuar në territorin shqiptar, është prezantuar sot në Teatrin e Komedisë. Duke iu referuar titullit të librit, kreu i qeverisë Edi Rama i pranishëm në këtë aktivitet, tha se "heshtja e dyfishtë, si nga qeveria shqiptare, ashtu edhe nga negociatorët amerikanë, ishte e imponuar nga fakti se nuk pati një vendim". Kreu i qeverisë Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, kanë rrëfyer zhvillimet lidhur me këtë ngjarje.

Në prezantimin e librit, gazetari Carlo Bollino shpjegon arsyet pse ky libër është titulluar "Heshtja e dyfishtë". Bollino i referohet heshtjes së protagonistëve kryesorë, nga njëra anë një heshtje e qeverisë shqiptare, institucioneve, apo diplomacisë, dhe nga ana tjetër një heshtje edhe nga ana e negociatorëve amerikanë.

Heshtja e dyfishtë lidhur me lëndët kimike të Sirisë, sipas kryeministrit Edi Rama "ka qenë e imponuar nga fakti se nuk ka patur një vendim". Sipas kreut të qeverisë një fakt i tillë do t'i prezantohej publikut nëse do të kishte një vendim lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për lëndët kimike të Sirisë.

Share This Video


Download

  
Report form