Ahmeti e Thaçi takojnë përfaqësuesit e lartë evropian

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti përsëriti para përfaqësuesve të lartë të Brukselit qëndrimin e BDI-së për të kontestuar presidentin e ardhshëm të shtetit. Ahmeti tha se ky vendim i BDI-së nuk do të shkaktojë krizë politike në vend. Ai edhe një herë u bëri thirrje shqiptarëve të mos votojnë në zgjedhjet presidenciale.

"Ne do ta kontestojmë legjitimitetin,këtë disa herë e kemi thënë,ndërkohë që tani po e përsërisim sepse ne dëshirojmë që të ngadhënjej ideja e BDI-së sepse ajo është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ne nuk punojmë që të shkaktojmë krizë politike,ne po ofrojmë propozime që shpijnë vendin para,debat qytetarë dhe civilizues. Pse të mos diskutohet për këtë? Në rast se nuk mund të arrihet kjo,sigurisht që kemi përgatitur e dhe hapa tjerë,si ndryshim të kushtetutës dhe zgjedhje të presidentit në Kuvend. Gjithë kjo iniciativë dhe proces ne nuk e bëjmë me nervozë dhe të shqetësuar,por në mënyrë racionale dhe të qetë,pa dashur konfrontim të palëve ",deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Nga ana tjetër kreu i PDSH-së Menduh Thaçi tha se BDI nuk ka guxim të kërkojë nga shqiptarët që ti bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. Thaçi u shpreh optimist se proceset eurointegruese të vendit mund të zhbllokohen pas zgjedhjeve parlamentare, por siç tha ai me PDSH-në në Qeveri.

"Çështja e cila na shqetëson është mospasja e perspektivës euro-atlantike. Dhe unë vlerësoj se kjo mund të zgjidhet dhe se shqiptarët mund ta zgjidhin. Besoj se kjo do të zgjidhet falë meritave të PDSH-së. Nuk besoj se do të shkojnë deri atje që të bëjnë presion dhe ti frikësojnë qytetarët që të mos dalin në votime. Krizë do të ketë vetëm për BDI-në. BDI-ja është në krizë të madhe, besoj si asnjëherë më parë ata janë në kaos. Ndërkohë që Ali Ahmeti mirë e ka nuhatur atë krizë,dhe do jetë mirë që të tentoj na ndërpresë atë",deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi dhe Ahmeti këto komente i bënë pas takimit me eurodeputetët të cilët nga subjektet shqiptare kanë kërkuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale të jenë korrekte dhe demokratike. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form