A1 Report - Denoncimi, 67-vjeçarja duhet te operohet, mjeket s'e shtrojne

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË- Ka bërë katër operacione të njëpasnjëshme, dhe tashmë ka nevojë për një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale, por mjekët e QSUT-së nuk e shtrojnë. Kjo është historia e 67-vjeçares, Zoje Vladi, e cila jeton në fshatin Çekrez të Tiranës.

I shoqi i saj, Dan Vladi, na thotë se mjekja e lagjes i ka plotësuar letrën për ta shtruar në QSUT, por mjekët e QSUT-së i kanë thënë se zonja nuk ka nevojë të shtrohet, por duhet të paraqitet për një vizitë me datën 18 qershor. Për bashkëshortin, duke u nisur nga gjendja e rëndë që është e shoqja, ajo s'mund ta kapë qershorin.

"Gjithsej ka bërë 4 operacione. Ka heq mitrën, tiroidet, tëmthin dhe pankreasin. Ka dalë me infeksion tani kohët e fundit. Ilaçet nuk bëjnë asnjë efekt. Shkova tek spitali "Nënë Tereza" për ta shtruar, mora rekomandim që të shtrohet në datë 18 qershor.

Mjekët lanë që në datë 18 qershor për të bërë një skanim barku kur ne e kishim bërë skanim ajo nuk mund ta presë deri atë ditë.

Mjeku i lagjes më dha rekomandim të shtrohet por më tha se duhet të marrë një vulë tek ambulanca e Paskuqanit. E morëm vulën, e morëm letrën dhe shkuam atje. Në QSUT na e kthen në vizitë", thotë i shoqi i të sëmurës.

I ndodhur në vështirësi ekonomike, ai ka aplikuar për të marrë një pension invaliditeti, por komisioni i kempit nuk ia ka pranuar, ndonëse zonja e tij u është nënshtruar 4 operacioneve të herëpashershme.

"Të më jepet një ndihmë për trajtim kempi që t'i lidhim një pension sado të vogël që t'i sigurojë ilaçet e veta", thotë bashkëshorti i Zoja, Dan Vladi.

Teksa tregon stivën e madhe me vizita, rekomandime, analiza, Vladi i dëshpëruar për gjendjen shëndetësore të së shoqes, thotë se librezat shëndetësore nuk iu hyjnë fare në punë. E vetmja dëshirë e tij është që gruaja e tij të shtrohet në spital dhe të mund të kurohet si duhet.

Share This Video


Download

  
Report form