A1 Report - 8 Marsi, festohet në të gjithë botën dita e gruas

Report TV 2015-08-21

Views 8

Dita ndërkombëtare e grave, 8 Marsi është festuar në të gjithë botën. Në Ukrainë, e pikërisht në Krime, femrat kanë protestuar me slogane kundër Presidentit rus Vladimir Putin. Në kryeqytetin italian, në Romë grave i janë vendosur në dispozicion taksi ngjyrë rozë, për të cilat nuk do të paguajnë asnjë vlerë monetare. Kurse në Afganistan, Presidenti Karzai firmosi dekretin nëpërmjet të cilit do të ulet numri i viteve të burgut për femrat.Disa dhjetëra gra, kanë protestuar përgjatë një rruge kryesore në Simferopoli në Krime, duke hedhur slogane si "Putin jashtë nga Krimea", "Krimea është Ukrainë".
Mes protestueseve, ishin edhe disa gra që mbanin në duar tabela ku shkruhej "Jo luftës" dhe gjithashtu tollumbacë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Në kryeqytetin italian, në Romë, me rastin e 8 marsit, për femrat janë vënë në dispozicion taksi falas. Femrat mund të qarkullojnë me këto taksi ngjyrë rozë në zonën urbane, mjafton të telefononin në numrin e vënë në dispozicion për to dhe duke i thënë taksistit vendin se ku ndodhen.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj femrave, kjo kompani taksish, ka vendosur edhe një linjë tjerër telefonike të menduar për femrat, një taksi gjatë natës, për të evituar që femrat të qëndrojnë në pritje në rrugë, kjo linjë është cilësuar me prioritet vetëm për to. Ndërsa në Napoli, me rastin e kësaj feste, femrat kanë vendosur në rrugë 150 karrike bosh, për të kujtuar të gjitha ato femra që kanë humbur jetën nga dora e një mashkulli.
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Gruas, Presidenti afgan Hamid Karzai ka firmosur një dekret, me anë të të cilit ulet numri i viteve të burgut të femrave mazhorene dhe minorene, të burgosura në disa burgje të vendit. Kjo është ajo çka bëhet e ditur nga agjencia e shtypit Pajhëok. Në një komunikatë për shtyp, Departamenti i punëve administrative të Presidencës, ka deklaruar se dënimi i tyre do të ulet me një vit për femrat e dënuara më shumë se 5 vite burg dhe 6 muaj, për ato që kanë një denim me më pak vite burg. Dekreti parashikon gjithashtu edhe një ulje dënimi me tre muaj, për femrat e reja që janë dënuar deri në një vit burg.
Në vitin 2013-të, 25 femra këngëtare nga 20 vende të botës, u mblodhën sëbashku, për ti dhënë jetë këngës `One Woman` `Një grua`. Kjo këngë është kënga himn e krijuar për të festuar Ditën Ndërkombëtare të gruas, 8 marsin. E kthyer në një thirrje për të ecur përpara, kënga `One Woman` është shkruar për gratë e Kombeve të Bashkuara, që është edhe kampioni botëror për gratë dhe vajzat e të gjithë botës, në kuadër të misionit për të punuar dhe për të përmirësuar jetën e femrave në të gjithë botën. Kënga kujton edhe njëherë se sëbashku, mund të shmangim dhunën dhe diskriminimin kundër femrave dhe për të parë drejt një të ardhme më të mirë.

Share This Video


Download

  
Report form