Ukrainë: Biseda telefonike Obama - Merkel

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Presidenti amerikan, Barak Obama ka shprehur kënaqësinë nga qëndrimi unik i BE-së dhe SHBA-ve lidhur me situatën në Ukrainën. Kjo bëhet e ditur nga Shtëpia e Bardhë pas takimit të presidentit amerikan, Barak Obama me kancelarin gjermane, Angela Merkel. Dy udhëheqësit janë të një mendimi se Rusia duhet të tërheqë trupat e veta nga Krimeja, të lejojë vendosjen e vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe të mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të qeta dhe të lira në Ukrainë, në muajin maj.

"Qeveria ruse së bashku me popullin e Ukrainës dhe udhëheqjen e saj duhet të koordinojnë përpjekjet dhe qëllimet për dalje nga kriza..". Angela Merkel, kancelare gjermane.

Obama dhe Merkel ranë dakord për formimin e grupi i kontaktit për të udhëhequr dialogun ndërmjet Moskës dhe Kievit për qetësimin e situatës dhe ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, akuzoi autoritetet kalimtare në Ukrainë se marrin dhe kryejnë urdhra nga grupet radikale. Megjithatë, ai theksoi se Moska është e gatshme për dialog të barabartë me partnerët nga jashtë, për t'iu ndihmuar palëve të ndryshme në Ukrainë që të dalin nga kriza.

Ndërkohë në Krime,forcat e armatosura pro-ruse vazhdojnë ti zënë objektet ushtarake të ushtrisë ukrainase. Mbrëmë u sulmua një qendër e rëndësishme për mbrojtje raketore në Sevastopol, por gjatë marrjes së objektit nuk u shkaktua konflikti, por ushtria ukrainase e dorëzoi në mënyrë paqësore. Ivan Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form