BERLIN - "Shqipëria është një vend që ka një potencial të madh turistik, dhe që dallohet për mikpritjen. Promovimi i imazhit të ri të Shqipërisë synon të tërheqi më shumë turistë dhe të rrisë kohëqëndrimin e tyre në Shqipëri. Ne ju ftojmë të gjithëve të vini të vizitoni kulturën tonë, të provoni kuzhinën tonë dhe të provoni mikpritjen tonë. Për të pasur një shërbim sa më të mirë, ne po punojmë të ndërmarrim një mori reformash në përmirësimin e shërbimeve turistike", tha Gjermeni.
Të pranishëm në konferencë ishin Ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, si dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare te Turizmit, Julinda Dhame. Gjatë dy ditëve të Panairit të Berlinit, ministrja Gjermeni dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan takime me operatorë gjermanë të turizmit, investitorë, deputetë të Bundestagut dhe përfaqësues të medias.