Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës kërkon nga qeverive e Kosovës dhe të Shqipërisë që 22 Nëntorin, ditën e alfabetit shqip, ta shpallin festë shtetërore. Këtë e bëri të ditur sot, rektori i USHT-së, Vullnet Ameti, sipas të cilit me një vendim të tillë dy qeveritë respektive, do të nderonin veprën e të parëve tanë të cilët nuk kursyen gjë për të mirë të gjeneratave të ardhshme. Alsat-M