A1 Report - Tirane, kryebashkiaku Basha homazhe te busti i Adem Jasharit

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përkujtuar sot në bustin e Adem Jasharit figurën e tij si hero i luftës çlirimtare të Kosovës. Të pranishëm në rrugën e "Durrësit" në kryeqytet ku ndodhet busti i Adem Jasharit ishin, Sali Berisha, deputetë të Kuvendit si dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, të cilët vendosën kurora me lule në nderim të komandantit Adem Jashari.

"Si çdo 5 mars, prej 5 marsit të lavdishëm të 1998, sot përkujtojmë me krenari të thellë kombëtare një ndër momentet më të shquara të historisë së kombit shqiptar, epopenë e Jasharajve e cila shënon po kështu përshkallëzimin e luftës çlirimtare të Kosovës, si një luftë e bazuar në të drejtën legjitime të qytetarëve kosovarë, të shqiptarëve të Kosovës për liri, për të drejta njerëzore e kombëtare. Nuk mund të mos kujtojmë se e gjithë kjo është e mundur falë sakrificës sublime, përkushtimit dhe trimërisë të komandantit legjendar të UÇK dhe familjarëve të tij të cilët hapën siparin e sakrificës sublime për mijëra e mijëra burra e gra, të rinj e të reja, shqiptarë të Kosovës dhe anembanë trojeve të kombit tonë, për të kurorëzuar lirinë e shtrenjtë dhe të çmuar me këtë sakrificë kaq të madhe.".- u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Në 5 mars të vitit 1998, familja Jashari u rrethua me mijëra trupa dhe artileri të rëndë serbe. Qëndresa e Jasharajve me në krye komandantin Adem Jashari zgjati tri ditë e tri netë. 13 anëtarët e familjes Jashari humbën jetën, së bashku me kryesuesin e UÇK-së.

Share This Video


Download

  
Report form