A1 Report - Shkarkimi i Zana Xhukes Nishani ankimim ne Kushtetuese

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Ashtu siç edhe kishte deklaruar Presidenti Bujar Nishani, e konsideron të paligjshme shkarkimin nga detyra të ish-kryeinspektores së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Zana Xhuka nga mazhoranca, dhe për këtë arsye e ka çuar çështjen për ankimim në Gjykatën Kushtetuese. Në argumentimin e Kreut të Shtetit, thuhet se duke qenë se, midis Kuvendit dhe Presidentit është krijuar një konflikt juridik kompetencash, "kërkohet nga Gjykata Kushtetuese zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit".

Ndërkaq Presidenti Nishani kërkon deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 14/2014, datë 20.02.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjen e Shkëlqim Ganajt në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Gjatë seancës parlamentare të 20 shkurtit, Parlamenti shkarkoi me votat e mazhorancës kreun e ILDKP, Zana Zhuka, duke zgjedhur në vend të saj me 75 vota pro dhe 2 abstenime dekretin e dytë që po Presidenti Bujar Nishani kishte propozuar në votimin e parë, atë të Shkëlqim Ganajt.

Gjatë votimit të parë, ku Zana Xhuka, u zgjodh në krye të ILDKP-së, nuk u hodh fare në votim emri i Shkëlqim Ganajt.

Por Gjykata Kushtetuese e refuzoi një tjetër kërkesë ankimore të Demokratëve, të cilët gjithashtu e konsideronin të kundërligjshëm shkarkimin e zonjës Xhuka, me arsyetimin se kjo ishte një çështje e brendshme e Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo nuk është hera e parë që ka përplasje juridike mes Presidentit të Republikës dhe një mazhorance.

Edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi është ankuar ndaj ish-mazhorancës demokrate se i kishte marrë në datë 24.10.2011 kompetencën kushtetuese të dekretimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Share This Video


Download

  
Report form