A1 Report - Tirane, makina ne trotuar pa te demtuar, pranga shoferit per pije

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Një automjet tip Mini Couper ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar në rrugën e "Durrësit", pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 në të gdhirë të së dielës dhe shkak sipas policisë për daljen e mjetit në rrugën e Durrësit, sipas policisë dyshohet të ketë qenë konsumi I alkoolit si dhe kushtet e vështira klimaterike nga shirat.

Edhe pse aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz, policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit numër 3, drejtuesin e mjetit dhe pritej të ekzekutonte arrestimin e tij.

Automjeti ka qëndruar për orë të tëra në vendngjarje pasi u kërkua vlerësimi maksimal I aksidentit edhe pse me dëme të vogla si edhe kryerja e të gjitha ekspertizave të duhura për t'ia bashkangjitur dosjes së hetimore.

Share This Video


Download

  
Report form