Pas ankesave të qytetarëve, dhe alarmit që mjkekë e specialist të ndryshëm kanë ngritur prej ditësh mbi efektet e rrezikshme të produktit dietik Shot For Slim, ka reaguar Autoriteti i Mediave Audiovizive i cili kërkon qëndrim zyrtar nga Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Përmes një shkrese zyrtare Autoriteti i Mediave Audiovizive I kërkon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit se duke qene institucioni përgjegjës për mbikqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri lipset informacioni zyrtar per qëndrimin e tij lidhur me reklamimin e produkteve të kësaj natyre.
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka vizionuar transmetimin e reklamës "Shot for slim" si një produkt dobësues, në disa subjekte televizive, dhe i kërkon informacion zyrtarisht Autoritetit Kombëtar të Ushqimit informacion për këtë produkt.
AMA në zbatim të ligjit 97/2013 "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë" ka konstatuar se disa operatorë audiovizivë transmetojnë vazhdimisht reklamën "Shot for slim" si një produkt i suksesshmëm për dobësim të shpejtë dhe të shëndetshëm.
Njëkohësisht në datën 25.02.2014 në orën 20:02 në televizionin "Channel One" është transmetuar emisioni "Alarm", i cili ka trajtuar ankesat e ndryshme të publikut lidhur me përdorimin e produktit "Shot for slim", si një produkt që shkakton efekte anësore të dëmshme.
Gjatë emisionit është transmetuar intervista e Znj. Edi Dizdari, specialiste e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, e cila thekson se "produkti i sipërpërmendur shkakton dëme për shëndetin dhe është i ndaluar reklamimi i tij."