Prioritet në marrëveshjen e re politike për bashkëqeverisje me partinë maqedonase për BDI-në do ketë antarësimi i vendit në NATO, që nënkupton zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit. Kështu ka deklaruar kryetari i kësaj partia Ali Ahmeti në emisionin "Rruga drejt", vetëm pak orë pasi BDI kërkoi shpërbërjen e Parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse kjo nuk respektohet, Ahmeti nuk përjashtoi mundësinë që brenda dy muajve të kemi jo zgjedhje te parakohshme, por siç ai i quajti të jashtëzakonshme parlamentare.
"Temat që kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike, kemi stagnim dhe nuk kemi lëvizje. Sigurisht se këtu do të fillohet hartimi i Marrëveshjes së re për mandatin e ri, nëse BDI fiton zgjedhjet. Këto janë zgjedhje të parakohshme, por nëse nuk lëvizet dhe nuk ka përparim, mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. Të parakohshme dhe të jashtëzakonshme", deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Si afat për zgjidhjen e çështjes së emrit, Ahmeti la të nënkuptohet Samiti i radhës i NATO-s në shtator, qe do të mbahet në Britaninë e Madhe, por edhe Raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian.
"NATO ka Samit në shtator, duam përparim, e jo zhgënjim. Ç'kuptim do të kishte sikur ta marrim rekomandimin e gjashtë. Pesë rekomandime i janë dhënë Maqedonisë për të marrë datë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Do të ishte një rekomandim i lodhshëm, rekomandim koti", tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Ahmeti madje deklaroi se partia e tij nuk do të votojë kandidatin presidencial të VMRO-së. Qëllimi i tij është që zgjedhjet të dështojnë, dhe të arrihet qëllimi i ndryshimeve kushtetuese që do të çojnë në zgjedhjen e presidentit në Parlament. Në këtë drejtim ai komentoi edhe veprimin e PDSH-së, e cila në moment të fundit, pas takimit mes Thaçit dhe Mijallkovit, vendosi të del me kandidat presidencial.
"PDSH-ja nuk është përcaktuar mirë, dhe si gjithmonë në procese të rëndësishme, në zhvillime të rëndësishme i bën do rreshtime të gabuara. Edhe kësaj radhe më duket se është reshtuar shumë gabimisht", u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Ahmeti hodhi poshtë mundësinë që pas zgjedhjeve parlamentare të përsëritet 2006ta, dhe partia që nuk do të fitojë në bllokun e vet etnik, të mos jetë pjesë e ekzekutivit.
" As unë nuk e zgjedh partnerin te pala maqedonase, as Nikolla Gruevski ose Zaevi apo cilido qoftë përfaqësues nuk mund ta zgjedh partnerin shqiptarë. Legjitimiteti dhe partneriteti varet kush fiton tek pala", tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Presidenti konsensual dhe vendimmarrja konsensuale sipas tij, është në të mirë të të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm BDI-së dhe sipas Ahmetit, presidenti i tillë mund të jetë edhe shqiptarë. Lideri i BDI-së u bëri thirrje shqiptarëve që të mos u japin legjitimitet kandidatëve të njëanshëm partiak.
"Ne nuk do të votojmë për kandidatin që e paraqet VMRO DPMNE, por ne nuk jemi polici politike dhe të shkojmë te shqiptarët dhe ti themi ti nuk mund të dalësh në vota", deklaroi Ali Ahmeti, Krye...