Gjyqi ndaj Mziut, shtyhet seanca e parë, akuza për abuzim me tenderët

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Shtyhet seanca në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, për kryetarin e Bashkisë së Kamzë, i akuzuar për abuzim me tenderët e rrugëve.

Të pandehur së bashku me bashkiakun Mziu janë edhe drejtori juridik dhe drejtori i taksave të bashkisë, Atli Hoti dhe Besnik Hoxha.

Avokati i Mziut ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të mungesës për disa angazhime të tjera të bashkiakut Mziu, dhe dëshirës së këtij të fundit për të qenë i pranishëm në seancë.

Gjyqtari Besnik Hoxha, pranoi kërkesën e avokatit duke shtyrë seancën.

Hetimi nisi pas denoncimeve të kompanive "Gjoka Konstruksion" dhe "Albavia". "Gjoka Konstruksion" u përjashtua nga ndërtimi i rrugës "Zgjimi" në Valias edhe pse kishte fituar tenderin, për shkak të disa pretendimeve të ngritura nga Mziu dhe Hoti më pas.

Si "Gjoka Konstruksion" dhe "Albavia" kanë denoncuar se janë ngarkuar pa të drejtë edhe me taksa, dhe kjo ka futur Loshin në grupin e të pandehurve të Prokurorisë.

Pasi bllokuan për më shumë se 3 orë dy akset hyrëse në Tiranë drejtuesit e furgonëve 8+1 në këmbë u zhvendosen tek sheshi "Nënë Tereza" duke lënë automjetet në vendparkimet e caktuara nga policia.

Share This Video


Download

  
Report form