A1 report - Vore, atentati ndaj Xhabaftit ne polici pjesetarë te fisit Ymeri

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Policia thotë se janë shoqëruar mbi 20 persona, mes tyre anëtarë të fisit Ymeri, për shpërthimin e telekomanduar i cili i mori jetën biznesmenit Baki Xhabafti. Shpërthimi ndodhi rreth orës 17:00 të 27 shkurtit (2014) në Vorë, ku 40-vjeçari nga Selita, ishte zhvendosur me banim.

Pista kryesore e hetimit është konflikti i hershëm mes familjes Xhabafti dhe Ymeri në Selitë, i cili nga 1995 ka shkaktuar 10 të vrarë. Gjatë natës janë shoqëruar të gjithë familjarët e afërt të 5 të vrarëve të familjes Ymeri, të cilat sipas policisë mund të kishin tendenca për kryerjen e vrasjes.

Mësohet se Xhabafti ka qenë në një servis makinash në Vorë, që ishte në pronësi të tij dhe më pas i ishte drejtuar makinës për t'u larguar. Në momentin që ai ka hyrë në makinë dhe e ka ndezur atë, është aktivizuar ekpslozivi duke shkaktuar dhe shpërthimin e fuqishëm.

Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se shpërthimi i automjetit tip "Renault" me targë AA154DZ ka ndodhur në mënyrë të telekomanduar, pasi në pjesën e poshtme të mjetit ishte vendosur rreth 150-200 gramë lëndë eksplozive C4. Të alarmuar banorët u afruan menjëherë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit duke hedhur ujë, por nuk kanë mundur dot të nxjerrin 40-vjeçarin, pasi ai ishte djegur. Nxjerrja e kufomës është kryer më vonë nga forcat e policisë të cilat rrethuan edhe zonën përreth.

ORA 09: 25 SHOQEROHEN PJESETARE TE FISIT YMERI, VRASJA MUND TE JETE POROSITUR NGA BURGU
Policia thotë se janë shoqëruar mbi 20 persona, mes tyre anëtarë të fisit Ymeri. Një pistë hetimi është edhe ajo që vrasja mund të jetë porositur nga burgu, nga një prej anëtarëve të fisit Ymeri.

Gjatë natës janë shoqëruar të gjithë familjarët e afërt të 5 të vrarëve të familjes Ymeri, të cilat sipas policisë mund të kishin tendenca për kryerjen e vrasjes. Në orët e mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe Komisariatitet numër 2 dhe 6 nuk kishte asnjë prej të shoqëruarve që ishin lënë të lirë pasi u ishin marrë deklarimet e tyre me shkrim. Policia është tashmë në procesin e krahasimit dhe verifikimit të dëshmive të marra nga të shoqëruarit.

Pritej që grupi hetimor të merrte në pyetje Kasem Ymerin, i cili ndodhet në burg për krime të rënda, për të parë nese ai është i implikuar në ekzekutimin e pasdites së djeshme. Të njëjtat burime thanë thanë se janë duke u verifikuar edhe probleme të mundshme të pronësisë apo konflikte të mbartura nga jashtë vendit.

SOT NE MENGJES NE SKENEN E KRIMIT
Sot në mëngjes skena e krimit vazhdonte të ishte e rrethuar. Flakët e shkaktuara nga shpërthimi i djeshëm ishin shuar, ndërsa nga makina kishte ngelur vetëm skeleti edhe ky i dëmtuar shumë. Fuqia e shpërthimit ka bërë që copëzat e makinës të jenë të shpërndara në një gjatësi prej 10 metrash. Tre policë vazhdojnë të ruajnë skenën e krimit.

Share This Video


Download

  
Report form