A1 Report - Ne protesten para Parlamentit edhe drejtues te bashkise Tirane

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANE- Ajo që sot, para Parlamentit, në dukje ishte një protestë e njerëzve të larguar nga administrata në fakt kishte dhe një ndihmë të madhe, nga bashkia e Tiranës dhe Partia Demokratike.

A1 Report, ka arritur të dallojë mes protestuesve, edhe zëvëndës Drejtorin e Ujësjellësit të Tiranës Alfred Spahiu, i cili megjithëse prej vitesh është i punësuar, ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga personat e larguar nga puna.

Një tjetër fakt që tregon se kjo protestë ka patur mbështetje politike, është edhe ngritja e 2 gishtave nga protestuesit, duke e treguar qartazi se ishin me Partinë Demokratike.

Spahiu është i njohur edhe si protagonist i një përplasjeje fizike që ka ndodhur gjatë procesit të rinumërit të fletëve të votimit hedhura gabim për zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës, (2011), në KQZ, ku Basha u shpall fitues me procedurë ndaj Edi Ramës. Spahiu atëherë mbante postin e drejtorit të Drejtorisë së Komisioneve Zgjedhore në KQZ dhe u përplas me e përfaqësuesin ligjor të PS-së Eridian Salianji.

PROTESTA SOT
Ndërsa brenda sallës së kuvendit po zhvillohej seance parlamentare, jashtë dyerve dhjetëra persona që pretendojnë se janë larguar pa të drejtë nga puna protestuan për mbi dy orë para Parlamentit. Duke mbajtur pankarta në duar, ata akuzuan qeverinë socialiste se i ka hequr pa të drejtë nga puna. Në mbështetje të tyre shkuan edhe deputetë të opozitës, që u premtuan përkrahje në kauzën e tyre të drejtë.

Protestuesit mbaninë pankarta në duar ku shkruhej "Më kthe në punë", "Mbrojmë administratën", Ku ma ke konkursin?", "Deputetë na mbroni".
Protesta nisi para se të fillonte seanca plenare dhe vazhdoi për më shumë se dy orë. Përpara fillimit të seancës plenare në Parlament, protestës iu bashkuan edhe deputetët demokratë Edi Paloka e Gent Strazimiri.

Më vonë pas një pushimi të seancës parlamentare në protestë u shfaq edhe deputeti Eduar Halimi dhe ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, të cilët iu drejtuan portestuesve.

HALIMI: KUR SHKELET LIGJI PROTESTA DO TË KETË
"Kryeministri ju ka larguar nga puna dhe ka shkelur të drejtat tuaja.Ne do jemi me ju dhe do ju përkrahim juve. Po u shkel ligji protesta do ketë, po u hodhën njerëzit në rrugë protesta do të ketë."- tha ai.

BREGU:SHKARKOHEN NGA PUNA NJEREZ TË DEKORUAR
Ne frymëzohemi nga kurajoja juaj. Këtë e kam më shumë për gratë në këtë protestë. Ky është krimi më i madh që po bëhet në Shqipëri. Qeveria nuk meriton ta qeverisë këtë vend. Ne do të jemi me ju për ccdo problem, për ccdo gjë ne do ju përkrahim.
Një zonjë që është vlerësuar nga Presidenti disa kohë më parë, me medaljen e "Pishtarit të Lirisë" , sot është këtu sepse është larguar nga vendi i punës në mënyrë të paligjshme dhe pa iu dhënë asnjë shpjegim.

Share This Video


Download

  
Report form