Iljaz Halimi kandidat i PDSH-së për president

alsatmtv 2015-08-21

Views 7

Iljas Halimi, është kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare për president shteti.
Këtë e bëri të ditur vetë kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë konferencës së sotme ku edhe solemnisht u promovua kandidati i tyre. Ai me këtë rast është shprehur i bindur se kandidati i PDSH-së do arrijnë të grumbullojnë votat e gjithë shqiptarëve dhe të kaloj në rrethin e dytë zgjedhor që më pas siç u shpreh Thaçi të arrijë konsensusin e vërtetë me partinë maqedonase për zgjedhjen e të gjitha çështjeve të hapura të shqiptarëve.

"Ma merr mendja se do të arrijmë bashkë me partinë me profesor Iljazin dhe gjithë shqiptarët që ti grumbullojmë votat e gjithë shqiptarëve ti mobilizojmë të gjithë sepse është tejet me rëndësi kjo për shqiptarët. Po të arrijmë ta bëjmë këtë kandidati jonë minimum duhet të ketë rreth 350 000 vota, në këtë situatë gjërat janë shumë të qarta, favorit në këto zgjedhje është kandidati i VMRO -- DPMNE-së, Ivanov por nëse kjo strategji e jona realizohet në raundin e dytë hyn zoti Ivanov dhe Iljaz Halimi si kandidat i PDSH-së unë ju premtoj shqiptarëve se atëherë do e shohin se si arrihet koncenzus i vërtetë, se si detyrohet partneri maqedonas që ti bëj çështjet për të cilat shqiptarët ka mbi 20 vite që luftojnë", tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Kandidati për kryetar shteti i PDSH-së Iljaz Halimi, ka falënderuar kryesinë për besimin e dhënë ndërsa ka paralajmëruar se përmes zgjedhjeve presidenciale do arrihen përcaktimet programore të PDSH-së.

"Jam i bindur se unë dhe partia ime, do të japim maksimumin në faktorizimin e shqiptarëve që edhe shqiptarët të jenë vendim marrës edhe në këto raste. Përmes zgjedhjeve presidenciale ka mundësi që të vijë deri tek arritja e realizimit të përcaktimeve programore dhe platformës partiake por, sa kjo do të arrihet do të varet nga fuqia e votës", deklaroi Iljaz Halimi. kandidat për president i PDSH-së.

Për zyrtarizmin e kandidaturës së Iljaz Halimit Partia Demokratike Shqiptare, duhet që deri më 3 mars të mbledh 10. 000 nënshkrime. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form