A1 Report - Rruga Rrëshen-Fushe Arrez, asfalti shembur rrezikon kalimtaret

Report TV 2015-08-21

Views 4

PUKE-Pas ndërtimit të rrugës së Kombit, rruga e vjetër nacionale, Rrëshen-Fushë Arrëz është amortizuar plotësisht. Në disa pjesë të rrugës asfalti është shembur, duke rrezikuar rënien e automjeteve në greminë. Vetë kalimtarët janë shprehur për A1 Report se rruga "ka më shumë se një vit në këtë gjendje".

Ndërsa një kalues tjetër shprehet se "këtu edhe pak e nuk quhet rrugë. Sidomos nga Gjegjani në Fushë-Arrëz rruga është tej mase e prishur. Kjo as rrugë bagëtish nuk mund të quhet. Është e domosdoshmë të ndërhyhet

"Ka nje vit e gjysmë që është e prishur. E rrezikshme është. Frikë kemi se normalisht,kur bie borë është shumë e rrëzikshme, është e pakalueshme, nuk kuptohet se ku është rruga."-u shpreh një kalimtar tjetër.

Autoriteti i rrugëve për zonën e veriut nuk ka kryer asnjë investim në këtë aks, prej vitesh, ndonëse ky shqetësim është ngritur disa herë nga komuna Gjegjan. Aksi nacional Mirditë-Fushë Arrëz ju shërben të paktën 20 fshatrave për tu lidhur me zonat urbane.

Share This Video


Download

  
Report form