TIRANE- Një shkresë për kontroll të rreptë teknik të mjeteve, pritet t'u dërgohet shumë shpejt kompanive private të transportit publik që përdorin urbanët për lëvizje brenda në qytet.
Ndërkaq, edhe drejtuesit e këtyre mjeteve pritet t'u nështrohen testimeve shtesë për aftësitë e tyre drejtuese
Burimet policore për A1 Report bëjnë të ditur se ky veprim pritet të ndërmerret, pas 2 aksidenteve që kanë ndodhur ditët e fundit, ku në fokus ishin pikërisht autobuzët.
Në këtë komunikim që pritet të bëhet me dije shumë shpejt, janë parashikuar kontrolle të rrepta teknike të këtyre mjeteve, ku do të kufizohet në maksimun qarkullimi i autobuzëve që paraqesin rrezikshmëri për qytetarët.
Ndërkaq, pritet edhe verifikimi total i aftësive të drejtuesve të këtyre mjeteve, ndërsa po parashikohen ndëshkime, përveç Kodit Penal, për ata që përdorin alkool në timon.
DY AUTOBUSE PERFSHIHEN NE DY AKSIDENTE BRENDA 24 ORESH
Nuk kishte shkuar ora 22.30 e ditës së djeshme, 22 shkurt, kur autobusi i Unazës në Tiranë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Nga tronditja u plagosën lehtë të paktën 5 pasagjerë, ndërsa grupi i ekspertëve u përqendruar kryesisht në përcaktimin e shkaqeve të kësaj ndodhie që tregoi rëndësinë e kujdesit në transportin publik. Ndërkohë më 21 shkurt dhjetë persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në dalje të Tiranës, në rrethrrotullimin afër qendrës tregtare "TEG". Autobusi i linjës Tiranë-Elbasan, me targa TR 2011 U, me të cilin udhëtonin 15 pasagjerë kryesisht të rinj u godit në pjesën e pasme nga një automjet tip "Benz", me targa AA 955 HG. Si pasojë e goditjes, autobusi i cili po lëvizte në drejtim të Elbasanit u përmbys në rrugë, duke u latuar në anën e drejtuesit të mjetit.