A1 Report - Mbill pemen tende, ne oborrin e QSUT-se vihen 200 fidane pishash

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- "Mbill pemën tënde", nisma që po zhvillohet prej disa javësh në Tiranë sot u zhvendos në Qendrën Spitalore Universitare të TIranës (QSUT) ku u mbollën 200 pemë.

Nismës iu bashkuan edhe dy ministra, Ministrja e e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ministrja Kodheli nënvizoi se nisma është mesazh që duhet t'ua përcjellim të gjithëve për ta bërë më të shëndetshëm ambientin.

"Ta mbjellim pemën tonë. Është ky mesazhi që këta të rinj po japin për të gjithë ne, për t'u përkujdesur për ambientin, për të ardhmen e fëmijëve tanë", tha ministrja Kodheli. Ajo shtoi se kjo nismë duhet të përhapet në të gjithë Shqipërinë.

Në nismën e sotme për vendosjen e rreth 200 pishave pranë QSUT-së ndihmuan dhe një pjesë e forcave të Armatosura.

Nga ana e tij, ministri Beqaj theksoi e se është detyrë së pari të furnizojmë spitalet me barna dhe pajisje mjeksore, por, vijoi ai, besoj se edhe mjedisi i spitalit është pjesë e rëndësishme e kujdesit për të sëmurët.

Përfaqësuesi i nismës "Mbill pemën tënde informoi se deri tani në Tiranë janë mbjellë gjithsej 600 pemë.

Share This Video


Download

  
Report form